PROGRAMI YNË
Dëshirojmë t’ju prezantojmë programin tonë dinamik të studimeve, i cili përmban karakteristika të reja të mësimdhënies.
ZBULONI MË SHUMËAPLIKIMET
Dëshirojmë t’ju njoftojmë se aplikimet për vitin e ri akademik kanë filluar, nxitoni të bëni regjistrimin tuaj…
FILLO TANI!Coding Club
Klubi i kodimit eshte nje klase e vazhdueshme e cila ju prezanton me zhvillimin e programimit.
Register!PROGRAMI MËSIMOR
- CIKLI I PARË – 3 VITE PËR GRADËN EPITECH BACHELOR
- CIKLI I DYTË- DY VITE TË ÇOJNË DREJT EKSPERTIZËS PËR GRADËN MASTER

VITI I PARË: BAZAT
Në vitin e pare mësohen bazat metodologjike dhe reflekset e nevojshme për të fituar një qasje logjike ndaj shkencave kompjuterike. Ky vit parashtron bazat kulturore dhe praktike, nxit aftësinë për të punuar, për rreptësi dhe këmbëngulje. Qëllimi është për të vënë studentin para një stërvitje të sofistikuar në programim dhe realizimin e menjëhershëm të projekteve të mëdha. Ky është një mësim në lidhje me organizimin personal dhe punës në grup.
KLIKO KËTU
VITI I DYTË: KONSOLIDIMI
Gjatë këtij viti, studentët zhvillojnë njohuritë e tyre me gjuhët e programimit, forcojnë logjikën e tyre bazuar mbi njohuritë e mjeteve matematikore dhe një qasje ndaj sistemeve komplekse. Studentët duhet të aplikojnë njohuri teknologjike në projekte më komplekse dhe të zgjerojnë vizionin e tyre lidhur me shkencat kompjuterike.
KLIKO KËTU

VITI I TRETË: ZOTËSIA/MASTER
Ky vit i cili mbyll dhe ciklin e parë, zgjeron njohuritë në fusha të ndryshme teknike dhe aplikative. Ai siguron kompetencat që bëjnë të mundur patjen e një vlere të shtuar në një kompani dhe mundëson studentin të verë në punë metodat e ndryshme të mësuara në mënyrë koherente. Si përfundim viti i tretë përgatit studentët për t’u integruar plotësisht në një kompani.
KLIKO KËTU

VITI I KATËRT: NDËRKOMBËTARIZIMI
Ky vit përgatit studentët për aspekte më profesionale dhe komplekse tëshkencavekompjuterike duke adresuar çështje në mënyrë profesionale dhe e pare nga këndvështrimi I një biznesi. Qëllimi i këtij viti është përgatitja e studentëve për të qenë të aftë të ballafaqohen me të gjitha llojet e situatave dhe të veprojnë në përputhje me mjedisin e biznesit.
KLIKO KËTU
VITI I PESTË: EKSPERTIZA
Ky vit mundëson plotësimin e dimensionit të ekspertit në fushën komjuterike. Në këtë nivel i diplomuari është i aftë t’i bashkohet një kompanie dhe të jetë operacional në nivele të larta lidhur me çështje komplekse. Ky vit final i jep studentëve asetet më të mira për t’u integruar shpejt në kompani.
KLIKO KËTU
EDITORIAL




EVENTET
SEMINARET E ARDHSHME/EVENTE PËR MOS T’U HUMBUR!
DITA E INFORMACIONIT
Cdo muaj, nga ora 16:00 deri në orën 20:30 Epitech Albania do të mirëpresë prindërit dhe studentët në kuadër të ditëve të saj të hapura.
Programi i kësaj dite do të përfshijë :
• Prezantimin e Kurrikulës së Epitech
• Vizita në ambientet e shkollës
Për më shumë informacion, klikoni më poshtë.

CODING CLUB NE ELBASAN
Ne 9 Mars, 2019, do te keni nje mundesi fantastike per te mesuar rreth fushave te 🎮 video lojrave, 🛰 robotikes dhe 👨💻 Web. Trajnimi eshte FALAS. Gjate kesaj dite, nuk do te jepet vetem informacion, por gjithashtu do t'iu jepet mundesia te shprehni shqetesimet tuaja, ambiciet dhe diskutime te metejshme rreth IT.
BASHKOHU EVENTIT